Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në mënyrë paradoksale perëndimi po e shtyn Serbinë drejt Rusisë duke treguar butësi ndaj saj në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“Sa herë që Beogradi shkel marrëveshjen, bilbili nuk fishkëllehet. A mund ta imagjinoni një arbitër që ka humbur bilbilin dhe tani thjesht ndjek lojtarët? Kjo ndoshta ka të bëjë me politikën e qetësimit. Por për shkak se Perëndimi është kaq i butë ndaj Serbisë, në mënyrë paradoksale po e shtyn atë drejt Rusisë, edhe pse synohet e kundërta. Sepse Beogradi ka më shumë dashuri dhe frikë ndaj Moskës sesa Brukselit”, ka thënë Kurti në një intervistë për Der Standard, transmeton KOHA.
Në këtë instervistë, ndër të tjera, Kurti tha se Beogradi dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë.
Duke folur për takimin e fundit në Bruksel ai tha se ka dashur të nënshkruajë edhe marrëveshjen kornizë me Serbinë edhe propozimin për Asociacionin, por sipas tij, Vuçiqi donte që Serbia dhe Kosova të nënshkruanin ndaras me BE-në.
Lexo më shumë këtu
.
.