Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale i ka dërguar një ftesë kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit.

Kryeziu tha se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, kurse sipas tij, përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”.(klankosova.tv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *