Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar pas takimit të mërkurën me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ky i fundit mbetet me “qëndrimet e vjetra”.
“Nuk ka distancim nga Millosheviqi, nuk ka distancim nga Putini, dhe përveç që ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta do të thosha,” tha Kurti për presidentin serb, transmeton RTK.
Kurti dhe Vuçiq darkuan të mërkurën mbrëma në një takim jofromal në Berlin bashkë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
“Qëndrimet e presidentit të fqinjit tonë verior janë të vjetra dhe insistimi im është natyrisht për një marrëveshje që natyrisht është e obligueshme, normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duke pasur në qendër njohjen reciproke”, ka deklaruar Kurti.
Lexo më shumë këtu