Kryemintstri e falënderon për kontributin e interesimin e vazhdueshëm për Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim gjeneralin Wesley Clark, njëherësh ish-komandant suprem i NATO-s gjatë luftës në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se i shoqëruar nga i biri që i ka përtërirë emrin dhe bashkëpunëtorë nga vende të ndryshme, ushtaraku amerikan u interesua për planet zhvillimore të Kosovës në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në botë.

Ata, bashkë diskutuan përparimin që ka shënuar vendi ynë, për zhvillimet aktuale rajonale, dhe për mundësitë e bashkëpunimit.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti e falënderoi gjeneralin Clark për interesimin e vazhdueshëm për vendin tonë dhe për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.(klankosova.tv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *