Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dërguar të martën në Kuvendin e vendit dokumentacionin që ka të bëjë me propozimin e Francës për kornizën e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Siç transmeton REL, Kuvendi maqedonas ka caktuar të enjten e 14 korrikut të mbajë seancën për miratimin e propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarisë, që i hap rrugën nisjen se bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Shërbimet e Kuvendit kanë njoftuar se deputetëve me një fjalim do t’iu drejtohet edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Burime diplomatike kanë thënë për REL se nëse propozimi francez pranohet, në fillim të javës së ardhshme mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe BE-së dhe menjëherë pas kësaj BE-ja do të fillojë negociatat me Shqipërinë.
Lexo më shumë këtu