Papa Françesku ka thënë të mërkurën se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e ka tejkaluar luftën edhe është bërë “terrorizëm”.

Ai i bëri këto komente pas takimeve ndarëse me familjarët e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe me palestinezët që kanë familjarë në Rripin e Gazës.

“Kjo është ajo çfarë shkaktojnë luftërat. Por, këtu ne i kemi tejkaluar luftërat. Kjo nuk është luftë. Ky është terrorizëm”, tha Françesku, transmeton REL.

Ai bëri thirrje për lutje në mënyrë që të dy palët nuk do “të vazhdonin me pasionet, të cilat, në fund, i vrasin të gjithë”.

Takimet dhe deklaratat e Françeskut vijnë disa orë pasi Qeveria e Izraelit dhe Hamasi u pajtuan për një ndërprerje katërditore të luftimeve, për të mundësuar lirimin e 50 pengjeve që po mbahen në Gazë, në shkëmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjes së ndihmave humanitare në territorin e rrethuar.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *