Diskutimi rreth hapave të mëtejshëm në dialogun me Serbinë do të jetë qëllimi kryesor i vizitës që të hënën do t’i bëjnë Kosovës i ngarkuari i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, dy diplomatët do të takohen me udhëheqësit politik në Kosovë, me liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe shoqërinë civile.
Lajçak do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikëkalimin e përbashkët në Mutivodë, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së në Prishtinë, transmeton DW.
Para se të vizitoj Kosovën, Escobar tha se shpreson që të ketë përparim.
“Ne po e fillojmë këtë vit të ri me energji të ripërtërira dhe me një theks të ri për funksionimin e dialogut.”
Lexo më shumë këtu