Kosovën nesër pritet ta vizitoj Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

“Lajçaku do të jetë në Prishtinë nesër për të diskutuar modalitetet dhe ai sjell datat e rifillimit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, një proces i cili ka dhënë rezultate reale për njerëzit në Kosovë që kur kishte nisur”, ka thënë për Koha.net zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zivalj.

Ndërsa, sot është konfirmuar se më 27 qershor në Washington do të takohen zyrtarët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për të biseduar rreth dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *