Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duket se ka nisur angazhimin e tij të ri edhe pse gjendet në Sllovaki gjatë mbylljes për shkak të koronavirusit.
Sipas zëdhënësit Petar Stano, për shkak të rrethanave Lajçak së pari dëshiron të shqyrtojë se ku gjendet dialogu në mënyrë që të vazhdohet.
“EUSR Lajçak nis konsultimet gjatë kësaj jave me partneren, me fokus në dialogun Beograd-Prishtinë. Në këtë fazë ai duhet të bëjë një përmbledhje me të gjithë pjesëmarrësit dhe të analizojë situatën në të cilën ndodhet. Ne nuk do të bëjmë komente gjatë secilit hap që ai bën dhe secilin bisedë që ka me partnerët. Status quoja e tashmë është e paqëndrueshme”, ka thënë Petar Stano, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se në këtë moment, për shkak të zhvillimeve rreth koronavirusit dhe kufizimeve, Lajçak është në Sllovaki dhe kontakton partnerët duke shfrytëzuar të gjitha mjetet në dispozicion.