Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se brenda muajve mund të ketë një marrëveshje mes dy vendeve ballkanike.
Gjatë pjesëmarrjes në një konferencë regjionale në Slloveni, i pyetur nga gazetarët nëse një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet, Lajçak tha se është vështirë të parashikohet një datë, por ka shtuar:
“Të shohim sa kohë na duhet por unë po flas për muaj, nuk po flas për vite”, është shprehur Lajçak, transmeton Reuters.
Më tej, ai ka thënë se të dy palët janë të përkushtuara dhe serioze.