Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, pret që para stinës së verës të ndodh një takim mes kryeministrit të ardhshëm të Kosovës që pritet të jetë Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak tha se Kurti e ka kuptuar që dialogu është i domosdoshëm.

“Ai është i gatshëm të vijë në Bruksel, të takohet me presidentin Vuçiq, dhe se kjo duhet të bëhet në një kohë të përshtatshme, pas formimit të institucioneve në Kosovë dhe kjo sigurisht do të ndodhë para verës”, ka thënë Lajçak, transmeton Koha.net.

Gjatë një interviste për N1, Lajçak tha se gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi,  asnjë nga akterët që ka takuar nuk kanë pyetur nëse dialogu është i nevojshëm, dhe sipas tij “ky është mesazh kyç”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *