Raportuesi i Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten, ka deklaruar se shpreson që para Krishtlindjeve të fillojnë negociatat me presidencën çeke në lidhje me liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë sa më shpejt të jetë e mundur, shpresojmë para Krishtlindjeve për të ecur përpara dhe për të mbaruar këtë proces. Duhet të sigurojmë, që qytetarët e Kosovës të përfitojnë nga liberalizimi i vizave sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Reuten në një intervistë për ABCNews.

Eurodeputeti tha se ETIAS ishte një rregull i ri që u vendos në mes të lojës, por deklaroi se do të luftojë që vendet kandidate të mos paguajnë për ETIAS për vizat afatgjata.

“Personalisht, mendoj, se ETIAS është një tjetër shembull, që tregon se si vendoset një rregullë e re në mes të lojës. Kjo nuk ishte ajo që kërkoi Parlament Europian. Ne e prisnim këtë hap me kohë dhe nuk shpresonim aspak që të vendoseshin kushte të reja në tavolinë. ETIAS ilustron pikërisht një nga ato kushte. Por tani le t’i japim bekimin tonë vendimit, sepse kemi një vendim historik për kosovarët. Më në fund do kemi liberalizimin e vizave për kosovarët. Shpresojmë që ETIAS të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur, pasi tani që çështja lidhet me ETIAS duhet të sigurojmë që qytetarët e Kosovës të përfitojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Në të gjitha rastet, jo më vonë se janari 2024, por shpresojmë para kësaj date.”

Lexo intervistën e plotë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *