Të hënën në Tiranë është mbajtur samiti njëditor i Procesit të Berlinit, ku të pranishëm ishin liderë evropianë përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Scholz, ndër të tjera, deklaroi se “20 vjet pasi këtyre vendeve iu premtua pranimi, kjo duhet të ndodhë shumë shpejt”.

Vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektivë evropiane prej vitit 2003, në një samit në Selanik. Nga ajo kohë, vetëm Kroacia nga vendet e rajonit është anëtarësuar në BE, në vitin 2013.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se samiti dërgoi një mesazh të fuqishëm për përkushtimin e BE-së për zgjerim dhe se qasja në tregun e brendshëm duhet të rritet, por kjo kërkon edhe reforma, sipas saj.

Ajo tha se ato vende që janë të gatshme për reforma, do të marrin fonde për investime nga BE-ja.

“Dyert tona janë të hapura, por duhet të bëhet më shumë”, tha ajo të hënën në Tiranë, transmeton REL.

Negociatat për anëtarësim ka vite që i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në korrik të vitit 2022 i kanë nisur edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Bosnjë e Hercegovina e ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Kosova ka vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi (MSA) me BE-në.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Buanjku, si dhe tre sulmues serbë, u dënua përsëri nga Bashkimi Evropian përmes presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe nga kancelari Scholz.

Lexo më shumë këtu

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *