Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është shtrirë gjatë mëngjesit të së shtunës edhe në kryeqytetin ukrainas Kiev.
Pak orë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se forcat ruse do të tentojnë të futen në kryqytet, janë raportuar shpërthime në disa pjesë të Kievit.
Mediat ndërkombëtare kanë shpërndarë foto që tregojnë një ndërtesë të goditur nga raketat afër aeroportit Zhuliany në Kiev.
Kryetari i qytetit, Vitali Klitschko, ka deklaruar se 35 persona janë lënduar gjatë natës në kryeqytet, përfshirë dy fëmijë.
Sipas tij, tani për tani nuk ka forca të mëdha ushtarake ruse në Kiev por që aktive janë grupe sabotuese.
Ndërkohë, ministria mbrojtëse e Rusisë ka deklaruar se ushtria ruse ka marrë në kontroll qytetin e Melitopol, që sipas mediave perëndimore po cilësohet si qyteti i parë ‘i rëndësishëm’ i pushtuar nga rusët.
Afërsisht 150,000 ukrainas jetojnë në Melitopol.