Janë shpallur rezultatet përfundimtare nga votimet brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë për zgjedhjen e kryetarit të saj.
Komisioni i Zgjedhjeve në PD të hënën zyrtarizoi fitoren e Lulzim Bashës për mandatin e tij të tretë si kryetar i partisë.
Siç transemton ABCNews, Kryetari i Komisionin, Jemin Gjanë në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se Basha ka fituar me 32 882 vota i ndjekur nga pas nga Agron Shehaj, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara është Fatbardh Kadilli.