Presidenti francez, Emmanuel Macron, është shprehur optimist se do të arrihet një marrëveshje që do të sillte fundin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ka perspektivë për paqe, dhe ajo do të vijë në një moment”, ka thënë Macron në një konferencë për media në Romë.
“Do të ketë një moment të veçantë për palët e përfshira dhe kur populli dhe liderët ukrainas të vendosin kushtet, një marrëveshje paqeje mund të ndërtohet në të dyja anët”, deklaroi presidenti francez të dielën, transmeton KOHA.
Franca ka ripërsëritur në vazhdimësi rëndësinë e mbajtjes hapur të kanaleve të komunikimit të Perëndimit me Moskën, prej kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt.
Moska, në anën tjetër, ka thënë se konflikti me Ukrainën është duke lëvizur drejt një përshkallëzimi të pakontrolluar të situatës.