Parlamenti në Mal të Zi të shtunën rrëzoi qeverinë e kryeministrit Dritan Abazoviç.
50 nga 81 deputetë votuan rrëzimin me iniciativën e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç dhe katër grupeve parlamentare.
Vetëm tre muaj e gjysmë qëndroi në post qeveria e pakicës e kryeministrit Abazoviç.
Abazoviç kishte zemëruar dy javë më parë presidentin e vendit, sepse kishte nënshkruar një marrëveshje të kontestuar me kishën ortodokse serbe. Kjo marrëveshje është mjaft e debatuar në Malin e Zi, sepse i jep të drejta të veçanta, kishës ortodokse serbe të kontrolluar nga Beogradi, transmeton DW.
36-vjeçari Abazoviç e mori postin më 28 prill, pasi qeveria e mëparshme proserbe u rrëzua nga parlamenti.