Me golat e Savinho dhe Haaland ekipi i Guardiolës kthehet me 3 pikë nga udhëtimi në Leicester City.

Pep Guardiola festoi ndeshje e 500’t në krye të Manchester Cityt me një fitore “nervoze” ndaj Leicesteri’t.

Savinho dhe Erling Haaland i dhanë kampionëve në fuqi vetëm një fitore të dytë në 10 ndeshjet e tyre të fundit në Premier League.

Përkundër fitores Man City vazhdon të jetë jashtë katërshes së parë, rradhiten në vendin e pestën me 11 pikë prapa liderit Liverpool që ka ndeshjen e vet më vonë të dielën në Londër kundër West Ham.

Guardiola kishte premtuar se nuk do të dorëzohej në mes të ecurisë më të keqe të karrierës së tij si menaxher. Nuk ishte lehtë fare në fillim të ndeshjes në stadiumin King Power pasi Jamie Vardy dy herë ishte afër golit kurse lojtari tjetër më i mirë i ‘Dhelprave’ Facundo Buonanotte goditi shtyllën.

Puna për të rikthyer vetëbesimin duhet të vazhdoj në Manchester City, por për sot, loja e treguar “modeste” (për standardet e një kampioni në fuqi), ishte i mjaftueshëm për të mposhtur Leicester City, një skuadër që po ‘zbehet’ pas një fillimi premtues nën drejtimin e Ruud van Nistelrooy.

Lojtari i ndeshjes me notën 7.04 u zgjodh Savinho i cili krahas golit të parë për City ishte edhe asistues në golin e Haaland. (BBC Sport)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *