Ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov, është dënuar me 12 vjet burgim nga Gjykata Penale e Shkupit.
Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Bashkim kriminal”, “Përgjime të paligjshme” dhe “Shkatërrim të pajisjeve për përgjim”.
Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, dy drejtues të lartë në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit janë dënuar me nga 15 vjet burgim, transmeton REL.
Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska u dënua me 4 vjet burgim, ndërsa Vlladimir Vallerov, Silvana Zllatkova dhe Vasil Isakovski, të gjithë punonjës në shërbimin sekret janë dënuar me nga 2 vjet burgim.