Në Maqedoninë e Veriut ka nisur votimi për zgjedhjen e përfaqësuesve në përbërjen e re të Kuvendit.

Këto zgjedhje po mbahen nën masat e rrepta kundër përhapjes së pandemisë, derisa dy ditë më parë kanë votuar edhe personat e izoluar dhe ata të prekur nga Covid-19.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 21:00, apo dy orë më shumë se në ciklet e kaluara zgjedhore për shkak të vlerësimit se procesi mund të jetë i ngadaltë andaj edhe është zgjatur për t’i mundësuar qytetarëve realizimin e të drejtës së zgjedhjes.

Të drejtë vote kanë 1.814,263 shtetas të cilët do të zgjedhin 120 deputetët e Kuvendit Republikan, apo nga 20 në çdonjërin nga gjashtë njësitë zgjedhore, sipas sistemit proporcional me lista të mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *