Nga sot, Maqedonia e Veriut hap të gjitha vendkalimet kufitare dhe kjo do të shoqërohet me disa rregulla strikte në parandalimin e pandemisë.
Për të hyrë në Maqedoninë e Veriut edhe më teje është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë, transmeton AlsatM.
Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë”.
Të gjithë ata që do të hyjnë në vend dhe nuk posedojnë test negativ të koronavirusit, do të dërgohen në karantinë shtetërore. Ky vendim nuk do të vlejë vetëm për turistët e huaj që do të tranzitojnë dhe vendin duhet të lëshojnë për 5 orë në cilindo kalim kufitar.