Numri i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur 114 në Maqedoninë e Veriut.
Numri më i madh i rasteve të reja është në Shkup, gjithsej 19 duke e çuar në 65 numrin e të infektuarve në kryeqytet. Një person vazhdon të jetë në gjendje kritike ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Ndërkohë, nga sot (e dielë) do të futet në zbatim ora policore, që nis në orën 21.00 dhe do të zgjasë deri në orën 06.00 të mëngjesit.
Ushtria pritet të angazhohet në ruajtjen e objekteve vitale dhe të pikave të ndjeshme në vend.