Dita Ndërkombëtare e Grave u shënua në Prishtinë përmes një marshimi ku u kërkua drejtësi për gratë dhe barazi gjinore.
“Tetë marsi këtë vit i gjen disa gra të vrara, nuk jetojnë më, disa të tjera që po vazhdojnë të jetojnë në familje të dhunshme pa mundësi për t’i ikur dhunës dhe pa mundësi për të kërkuar ndihmë, si dhe disa të tjera që po kërkojnë ndihmë dhe nuk po gjejnë e po detyrohen të kthehen prapë te ato familje të dhunshme”, ka thënë për VOA një ndër organizatoret e “Marshojmë s’festojmë”.
Të dhënat nga Policia e Kosovës tregojnë se në vitin 2020, janë regjistruar 2069 raste të dhunës në familje, ku shumica prej tyre (1 mijë e 362) janë raste të dhunës ndaj gruas.
Lexo më shumë këtu