Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten mbrëma masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Me masat e reja, lëvizja e qytetarëve ndalohet nga ora 22:00 deri në 05:00.

Aktivitetet e gastronomisë lejohen deri në orën 21:00. Muzika në lokalet e gastronomisë lejohet deri në orën 20:30, transmeton Gazeta Express.

Masat e reja nuk parashohin mbylljen e shkollave, derisa në ambiente të mbyllura lejohen maksimumi deri ne 30 persona.

Ndalohet veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, apo dasmave e fejesave. Ndalohet edhe mbajtja e pritjes për ngushëllim.

Po ashtu, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

*Certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;

*Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

*Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *