Regjisori i njohur i filmave klasik ‘The Godfather’ dhe ‘Apocalypse Now’ luhatet në mes ‘kufijve’ me një tregim që shquhet me pamje luksoze por të ngatërruara dhe një fabulë të zbrazët me ambicje të frustruara.
Kështu nis kritikën për filmin e fundit të gjigantit të ekranit të madh F. Ford Coppola, e përditshmja londineze The Guardian e cila e vlerëson me vetëm dy nga pesë yjet. Pra siç thotë edhe titulli ‘dështim epik’ për një vepër për të cilën, siç ka thënë vet Coppola “ka filluar të mendoj që nga viti 1977”, gati 5 dekada më parë, një jetë e tërë.
Ai filloi të shkruante ‘Megalopolis’ në vitin 1983 – dhe për të rritur koston personale që veç kishte arritur nivele të konsiderueshme – Coppola shiti vreshtën e tij për ta vetëfinancuar pjesërisht filmin – duke dëshmuar sa i rëndësishëm dhe domethënës ishte ky projekt për të.
Por, me gjithë ambicien e saj vizuale të goditur, veshjen filozofike të dritares dhe referencat letrare të zgjedhura, kjo është një vepër që bërtet zbrazët.
Përkundër numrit të madh të aktorëve momentalisht më të vlerësuar si Adam Driver, Dastin Hofman, Aubrey Plaza, Shia LeBouf etj dhe dedikimit masiv të gjeniut Francis Ford Coppola, ‘Megalopolis’ është një nga dështimet më të mëdha të 2024.
Ndoshta filmi do të ishte pritur ndryshe, do të kishte një vlerësim pozitiv po të publikohej menjëherë në vitin 1983 kur edhe ishte shkruar dhe fillimisht planifikuar që të realizohej.
Megjithatë, filmi që shquhet me referenca historike që nga Perandoria Romake e deri tek vrasja Thomas Becket në Katedralen Canterbury me kalimin e kohës do të fiton grupin e vet të tifozëve.
Si përfundim përkundër vlerësimit me vetëm dy yje, filmi hyn në kategorinë e filmave që duhet shikuar, nëse për asgjë tjetër për shkak se producent, skenarist dhe regjisor është Francis Ford Coppola. (INC-Net)