Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka uruar Albin Kurtin për postin e Kryeministrit të Kosovës, duke i bërë ftesë që të vizitoj Berlinin.
Në letrën e saj, Merkel ka përmendur sfidat që e presin Qeverinë e drejtuar nga Kurti.
“Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira para jush. Këtu përfshihet sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe, në veçanti, dialogu për normalizim me Serbinë. Këta janë hapat kryesorë në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tuaj”, ka thënë Merkeli në letrën e urimit dërguar Kurtit, raporton Koha.net.