Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur të dielën konferencë për media për të prezantuar detaje të reja të gjetura në lidhje me grupin terrorist që sulmoi më 24 shtator Policinë e Kosovës në Bansjkë të Zveçanit.   

Ministri Sveçla ka deklaruar se pamjet e siguruara nga dronët e grupit të sulmuesve dyshohet se tregojnë që trajnimet janë bërë në Kopaonik, disa ditë para sulmit të së dielës së shkuar.

Ai tha se sulmi terrorist kishte për qëllim aneksimin e veriut.

“Në këtë tentim të aneksimit të veriut janë angazhuar drejtëpërdrejtë presidenti Aleksandër Vuçiq, ministri i Mborjtjës së Serbisë Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë Milan Mojailoviq. Në deklaromet e tij publike presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq është munduar ta mohojë faktin që shteti qe ai udhëheq ka qenë i përshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit”, ka thënë Sveçla, transmeton KOHA.

E drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, theksoi se në bazë të pamjeve të siguruara kuptohet se grupi kishte ushtruar në hapësirën e Hotel Greyt në Kopaonik.

Ai theksoi se ata po ashtu janë stërvitur edhe në poligonin më të madh ushtarak në Serbi.

.

Lexo më shumë këtu

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *