“Mosquito (Komarac /Mickoja)” – një dron i ri vetëvrasës për epërsi në fushën moderne të betejës.
Dronët vetëvrasës “Mosquito” u zhvilluan këtë vit, kur filloi pajisja e njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë. Aeroplani pa pilot prodhohet në kompanitë e industrisë së mbrojtjes serbe, në disa variante.
“Saktësia e jashtëzakonshme dhe epërsia teknologjike përfaqësojnë një kombinim të zgjuarsisë vendase, inovacionit dhe kreativitetit inxhinierik”, tha Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Duke ndjekur trendet botërore në armatim dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë, Instituti Teknik Ushtarak ka punuar gjatë vitit 2024 në zhvillimin dhe krijimin e kushteve për prodhimin në fabrikat e industrisë së mbrojtjes të varianteve të ndryshme të avionëve pa pilot.
Mes tyre një vend të rëndësishëm zënë dronët vetëvrasës “Mosquito (Mickoja)”, thotë Ministria e Mbrojtjes Serbe.
“Me një sistem udhëzimi më të avancuar, dronët ‘Mosquito’ godasin me saktësi objektivat edhe në mjediset më të kërkuara. Ato ofrojnë një avantazh taktik, me mbrojtje maksimale të personelit dhe ekzekutim efikas të detyrave.
Avantazhi i këtyre dronëve në krahasim me armët e tjera është ‘goditja’ nga distanca, e cila ndikon ndjeshëm në mbrojtjen e forcave të veta”, thuhet në njoftim.(KoSsev)