Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit i ka dërguar vendim Komunës së Prishtinës ku e obligon të anuloj vendimin për kushtet për ndërtimin e një lagje në afërsi të liqenit të Badovcit.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë.” thuhet në njoftimin e ministrit Lumir Abdixhiku, transmeton Koha.net.