Është miratuar vendimi për lehtësimin e masave anti-Covid në Kosovë.
Të mërkurën, Qeveria e vendit ka miratuar ndryshimet e reja që do të lehtësojnë disa prej masave kundër pandemisë.
Tani e tutje do të lejohet mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e mbrëmjeve të maturës deri në orën 01:00. Organizimi i tyre duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 për qind e kapacitetit, e jo me më shumë se 300 persona.
Klubeve të natës do t’u lejohet muzika deri në orën 01:00. Atyre u lejohet lirimi i hapësirës deri në orën 01:45, transmeton Koha.net.
Ndërkaq shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur lejohet deri në orën 00:00.