Në listën e zezë të Rusisë janë futur edhe disa zyrtarë të lartë evropianë, në përgjigje të sanksioneve që Bashkimi Evropian vendosi ndaj shtetit rus.
Moska zyrtare akuzoi Evropën për një “politikë të paligjshme, shkatërruese dhe të pakuptimtë të kufizimeve të njëanshme kundër Rusisë”, transmeton REL.
Ndalimet e hyrjes duket se janë të lidhura me sanksionet e BE-së ndaj rusëve që kërkojnë të zbatojnë ligjet e Moskës në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në 2014.
Veprimi i Moskës prekë prek stafin nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organet legjislative dhe ekzekutive, bëhet e ditur në një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse.
Moska nuk ka përmendur emrat e individëve të sanksionuar dhe disa mësojnë vetëm kur arrijnë në kufi se masat ndaj tyre janë në fuqi, kur atyre u ndalohet hyrja dhe kthehen në shtëpi.