Njohësi i qështjeve politike, Jasmin Mujanoviq, ka reaguar pas sulmeve me armë ndaj policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.
Sipas Mujanoviq, këto sulme në kufirin me Serbinë tregojnë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i është rikthyer provokimeve.
Në një postim në Twitter, Mujanoviq thotë se provokime të tilla mund të presim edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“Me përfundimin e zgjedhjeve në Serbi, regjimi i Vuçiqit rifillon provokimet që tenton t’i fshehë përgjatë kufirit të Kosovës. Prisni më shumë të tilla nga Beogradi në ditët në vijim dhe një rritje të dezinformatave në lidhje me kërcënimet ndaj Serbisë dhe personalisht Vuçiqit”, ka shkruar Mujanoviq.