Është më mirë që Serbia të jetë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, ka deklaruar senatori amerikan Chris Murphy në lidhje me vizitën e kreut të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Moskë.
Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, senatori amerikan tha se Rusia po kërkon miq këto ditë dhe se nuk e konsideron politike dhe morale mbështetjen e regjimit të Vladimir Putinit.
“Secili shtet vendos vetë, por puna ime është të paraqes argumente pse është më mirë që Serbia të jetë me SHBA-në dhe BE-në”, përsëriti Murphy, raporton mediumi serb N1, transmeton KlanKosova.
Sipas tij, pranverën e kaluar Moska besonte se do të ishte një fitore e shpejtë ruse në Ukrainë, por doli të ishte një fatkeqësi.
“Unë i kuptoj marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, por shpresoj se Serbia do të harmonizohet me BE-në dhe SHBA-në”, përsëriti Murphy, i cili përshëndeti votimin e Beogradit në Kombet e Bashkuara për këtë çështje.
Drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Aleksandar Vulin, vizitoi Moskën dhe u takua me Nikolai Patrushev , Sekretarin i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.
.
.