Populli iranian do ta mposht autoritarizmin dhe shtypjen, ka deklaruar fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi.
Në fjalimin e saj, të cilin e dërgoi nga burgu famëkeq i Iranit, Evin, Mohammadi tha se rezistenca e vazhdueshme dhe mospërdorimi i dhunës janë strategjitë më të mira për të sjellë ndryshim.
“Populli iranian, me këmbëngulje, do ta mposhtë autoritarizmin dhe shtypjen. Mos kini dyshime, kjo është e sigurt”, shkroi ajo në gjuhën frëngjishte, transmeton REL.
Fjalimi i saj u lexua nga fëmijët e saj të dielën.
Binjakët e saj 17 vjeç, Kiana dhe Ali Rahmani, e pranuan çmimin, një medalje ari dhe një diplomë, në një ceremoni në Oslo të Norvegjisë, ku morën pjesë disa qindra mysafirë. Çmimi përfshin edhe një shumë parash prej rreth 1 milion dollarësh.
Komitetit norvegjez i Nobelit ia ndau këtë çmim Mohammadit në tetor, për luftën e saj të padhunshme “kundër shtypjes së grave në Iran” dhe për promovimin e të drejtave të njeriut për të gjithë.
Ajo është duke kryer dënime të shumta nën akuzat që përfshijnë gjoja përhapjen e propagandës kundër Republikës Islamike. Ajo u arrestua në nëntor 2021.
“Po e shkruaj këtë mesazh brenda mureve të larta dhe të ftohta të burgut”, tha Mohammadi, duke shtuar se ajo dhe shumë aktivistë të tjerë në Iran po luftojnë vazhdimisht për “të mbetur gjallë”.
.
.