NATO i ka dënuar sulmet ndaj trupave të saj paqëruejtëse në pjesën veriore të Kosovës, ku janë lënduar 25 ushtarë ditën e hënë.
Në reagimin e NATO-s thuhet se kjo cfarë ka ndodhur është tërësisht e papranueshme, transmeton BBCNews.
Pjesëtarët e NATO-s dhe të Policisë së Kosovës janë përballur të hënën me protestuesë të dhunshëm serbë të cilët kanë protestuar kundër vendosjes së kryetarëve të ri në komunat e pjesës veriore.
Dhuna ndaj ushtarëve të NATO-s ndodhi në komunën e Zvecanit, ku raportohet se protestuesit
kanë përdorur edhe gay lotësjellës dhe granata kundër kordonit të formuar nga ushtarët e KFOR-it.
“Duke iu kundërvënë turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, thuhet në njoftim të KFOR-it.
Sipas KFOR-it, ushtarët janë trajtuar me kohë nga njësitë mjekësore dhe aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.