NATO do të ndërhyj në rast se rrezikohet stabiliteti në Kosovë dhe rajon, ka deklaruar zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.

Ai ka thënë se ka biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi serbët në Kosovë vendosën për braktisje të institucioneve.

“Të dyja, Beogradi dhe Prishtina duhet të përmbahen e të parandalojnë përshkallëzimin. NATO-KFOR mbetet vigjilente dhe e gatshme të ndërhyjë po që se rrezikohet stabiliteti”, ka shkruar Geoana në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *