Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të ndahen mjete financiare për dëmet e shkaktuara nga moti i keq në Pejë dhe Istog.
Në mbledhjen e qeverisë, Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, tha se në Pejë janë dëmtuar 8 objekte arsimore, ndërsa në Istog 12 objekte.
Dëmet e shkaktuara, sipas Bajramit, për Komunën e Pejës janë 295 mijë euro ndërsa për Istogun 136 mijë euro, transmeton Gazeta Express.