Ndalesat për të udhëtuar ndaj atyre që nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19 janë të padrejta, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.
“Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime të cilat izolojnë një shtet apo rajon janë jashtëzakonisht të padrejta e madje edhe joefektive”, tha Guterres në një konferencë për media.
Siç transmeton REL, Guterres ka kërkuar që personave që udhëtojnë t’u kërkohet testimi dhe kështu mund të reduktohet rreziku i përhapjes së infektimit.
Disa shtete tashmë kanë ndaluar udhëtimet nga shtetet jugafrikane pas paraqitjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron, javën e shkuar në këtë rajon.