Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Sipas njoftimit, kufizimi i qarkullimit të qytetarëve nga dita e shtunë do të jetë nga mesnata deri në orën pesë të mëngjesit.

Masat kanë ndryshuar edhe për qytetarët që futen në territorin e Kosovës. Tani e tutje, edhe personat që kanë testin negativ RT-PCR në 48 orët e fundit mund të futet në territorin e Kosovës.

Gjithashtu, do të lejohet shfrytëzimi i fitneseve dhe palestrave.

Ndërsa, shërbimet e gastronomisë do të mund të zhvillojnë aktivitetet deri në ora 23:00, derisa muzika duhet të ndalet në orën 22:00.

Më poshtë, lexoni të gjitha masat e reja të miratuara ditën e premte dhe që hyjnë në fuqi të shtunën më 5 shkurt:   

—-

V E N D I M

Për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19

A. [Zbatimi territorial]

  1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

  1. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.
  1. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura.
  1. Obligohen të gjitha institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që të caktojnë një punonjës që do të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 11 dhe posedimin e dëshmive sipas pikës 4.1 dhe 4.2.

D. [Kufizimi i qarkullimit]

  1. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, përveç:
  1. Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);
    1. Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;
    1. Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës;
    1. Personat të cilët ofrojnë dëshmi se duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë  për të udhëtuar përmes aeroplanit;
    1. Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas pikës 15, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.
  1. Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 13 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.
  1. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë që kufizimi i qarkullimit të orarit të ju zgjatet përkohësisht.

Dh. [Institucionet e arsimit]

  1. Procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKSHPK të datës 20.01.2022..
  1. Procesi edukativ-arsimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor zhvillohet në përputhje me Udhëzuesit të MAShTI për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë Covid-19. Task forcat e institucioneve edukative-arsimore vendosin për aplikimin e skenarëve për organizimin e procesit mësimor, varësisht nga gjendja në institucion dhe në klasa.
  1. Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, mund të zhvillohet me prani fizike me kusht që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.
  1. Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2.

E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]

Gj. [Gastronomia]

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomik]

I. [Puna me palë]

J. [Transporti publik dhe ndërkombëtar]

K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

L. [Sporti dhe rekreacioni]

LL. [Banjat termale]

M. [Tregjet dhe therja e kafshëve]

N. [Të dhënat personale dhe mënyra e kontrollimit të dëshmive sipas pikës 4.1 deri 4.2]

Nj.  [Udhëzuesit dhe sqarimet]

O. [Zbatimi]

P. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/55]

Q. [Hyrja në fuqi]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *