Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për ndarjen e 100 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen juridike-mbështetjen financiare për familjarët e veprimtarit Enver Hadri.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj gjatë mbledhjes së qeverisë tha se në Belgjikë ka nisur procesi ndaj serbëve të akuzuar për vrasjen e Enver Hadrit, dhe se është pranuar ankesa e të akuzuarve, prandaj duhet ofruar mbështetje për familjen, transmeton Telegrafi.

“Dy të akuzuarit janë shtetas serb, të cilët akuzohen se në vitin 1989 në Belgjikë kanë kryer vrasjen, ndërsa i akuzuari i tretë po ashtu ish pjesëtar i Inteligjencës Jugosllave, akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e tij.

Ata ishin shpallur fajtor, dhe po trajtohet ankesa e tyre. Ky rast ka rëndësi historike për vendin, prandaj kemi vendosur ta mbështesim familjen”, tha ai.

Të akuzuarit për vrasjen e Hadrit, ishin shpallur fajtor para tetë vitesh.Ministrja po ashtu tha se Enver Hadri ishte vrarë gjatë vitit 1990.(Telegrafi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *