Stërvitja e madhe ushtarake Defender Europe 2021 ka filluar të martën në portin e Durrësit.
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, në fjalën e saj falënderoi autoritetet shqiptare për mikpritjen që kanë treguar ndaj ushtrisë amerikane.
“Nuk keni hezituar kurrë të ofroni trupat dhe aleatët tuaj. Na e keni treguar gjithnjë potencialin tuaj. Jemi mirënjohës për mikpritjen tuaj. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike, por ky operacion zhvillohet sot në Portin e Durrësit. Kjo tregon aftësinë e SHBA për të dërguar trupa ushtarake në vendin ku duhet dhe në kohën e duhur”, ka thënë Kim, transmeton Top Channel.
Ndërsa, Kryeministri Edi Rama tha se “kjo stërvitje është shumë më tepër sesa një moment i rëndësishëm i punës së përbashkët”.
“Unë dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe ju do ju ndodhë ajo që i ndodh të gjithëve, që do doni të riktheheni përsëri. Shqipëria nuk është në vend i këshilluar për të ardhur për shkak të steriotipeve, por Shqipëria është një vend që kush vjen dëshiron të kthehet përsëri. Kam dëshirë dhe besim që kjo do të ndodhë edhe me ju”, ka thënë Rama.