Mbi 1 milionë euro janë vjedhur nga sistemi shëndetësor në Itali përmes një skeme mashtrimi e cila është krijuar nga tre shqiptarë.
Gazeta La Repubblica raporton se në saj të këtij mekanizimi kanë marrë shërbim shëndetësor falas të paktën 150 shqiptarë, kryesisht të diagnostikuar me kancer.
Tashmë, personat që bënë skemën e mashtrimit dhe 150 shqiptarët e tjerë janë nën hetim për mashtrim, transmeton Top Channel.
Nga hetimet e kryera, rezulton se ishin tre personat që e krijuan mekanizmin, dy shtetase shqiptare që punonin si ndërmjetësues kulturore në qendra e Informacionit mbi Shëndetin e Emigranëve në Torino dhe djali i njërës prej tyre.
Por si funksiononte skema?
Lexo më shumë këtu