Gjatë viteve 2018-2022, punën në sistemin shëndetësor të Kosovës e kanë lëshuar 666 mantelbardhë.

Këto të dhëna janë bërë publike nga “Grupi për Ballkan” bazuar në të dhënat nga Oda e Mjekëve të Kosovës.  

“Sipas të dhënave tona Fakultetin e Mjekësisë e përfundojnë brenda një viti 150 mjekë, kurse kanë dal 205, ne jemi në minus”, tha nënkryetari i OMK-së, Naser Gjonbalaj.

Gjendje edhe më e rënduar është tek sektori i infermierisë ku për nëntë muaj të këtij viti janë lëshuar 586 certifikata, që është katërfish më shumë se në 2021, transmeton Klan Kosova.

“Janë specifika e profile të caktuara dhe këta nuk mundesh menjëherë me i zëvendësu edhe nëse menjëherë e hap konkursin qoftë ShSKUK apo institucionet parësore shëndetësore.” tha kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemi.

Ndërkohë, nga Ministria e Shëndetësisë paralajmëruan investime në infrastrukturën mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *