Vaksinat e para kundër Covid-19 kanë mbërritur gjatë mbrëmjes së dielë në Kosovë.
Gjithsej 24.000 doza janë sjellë nga një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines. Këto vaksina janë të siguruara përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se arritja e këtij kontigjenti do të mundësojë shpëtimin e jetës së njerëzve.
“Është ky një kontingjent i vogël, por që ngjallë shpresë të madhe në vendin tonë për fillimin e shpëtimit të jetës së njerëzve, sidomos të personelit tonë shëndetësorë dhe grupeve popullsisë në rrezik”, tha Kurti, transmeton REL.
Ai tha se Kosova ka humbur kohë shumë për sigurimin e vaksinave, por shtojë se tani duhet të vepruar dhe sipas tij “vaksinimi duhet të fillojë menjëherë” dhe pa vonesa.
Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX i OBSH-së.