Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që synon rritjen e pagës minimale në 264 euro.
Sipas qeverisë nga ky projektligj pritet të përfitojnë 100 mijë punëtorë.
“Projektligji parasheh shkëputjen e pagës minimale nga çfarëdo beneficioni social që ka qenë në të kaluarën dhe krijimin e sigurisë juridike, i mundëson qeverisë që të marrë vendim për pagën minimale në mungesë të një propozimi nga Këshilli Ekonomik Social dhe e ngritë pragun e tatimit të pagës në nivelin e pagës minimale, pra 250 eurot e para lirohen nga tatimi”, tha ministri i Financave, Hekuran Murati.
Propozimi i qeverisë që ajo të jetë 264 euro, nuk mbështetet nga përfaqësuesit e sindikatave në vend, të cilët kërkojnë pagë më të lartë për shkak të inflacionit me të cilën po përballet Kosova, transmeton VOA.
Kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se propozimi i qeverisë është një hap i mirë përpara, por jo i mjaftueshëm.
Lexo më shumë këtu