Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeqe ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari.
Ahtisaari shërbeu në pozitën e presidentit të Finlandes nga viti 1994 deri në vitin 2000. Po ashtu, Ahtisaari ka qenë i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës. Mbi planin që ai hartoi, u shpall edhe pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008.
Ai u shpërblye me Çmimin Nobel për Paqe më 2008 për shkak të kontributit të tij për dhënien fund të konflikteve edhe në Indonezi, Namibi apo Irlandën Veriore.
I pikëlluar për vdekjen e 86 vjeçarit u shpreh edhe presidenti aktual i Finlandes Sauli Niinisto.
“Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme. Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së”, tha ai, transmeton Klan Kosova.
.
.