Gabriel Wortman, 51 vjeçar, është qëlluar për vdekje të dielën nga policia kanadeze, pasi ai më herët vrau 16 persona në qytezën e vogël Novia Scotia.
I dyshuari kishte ikur për disa orë pas krimit që bëri, derisa në fund u qëllua për vdekje nga policia.
Motivi mbrapa vrasjeve që Wortman kreu ende nuk dihet. Ky është një nga rastet e vrasjes në masë ndër më të rëndit në Kanada.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau e përshkroi sulmin si një “situatë e tmerrshme”, derisa kryetari i qytezës Nova Scotia u tha reporterve se ky sulm ishte “një nga veprimet më të pakuptimta në historinë e provincës sonë”.