Së paku 48 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara si pasojë e motit ekstrem që ka përfshirë vendin. Autoritetet thanë se për shkak të temperaturave tejet të ulëta numri i viktimave mund të rritet pasi shumë banorë kanë mbetur të bllokuar në shtëpinë e tyre

Dhjetra-mijëra shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet thanë se ngricat e shkaktuara nga stuhia vdekjeprurëse që ka rrethuar pjesën më të madhe të vendit do të vazhdojnë edhe këtë javë.

Moti ekstrem shtrihet nga Great Lakes pranë Kanadasë deri në Rio Grande përgjatë kufirit me Meksikën. Rreth 60% e popullsisë së SHBA -së u përball me paralajmërime për motin e ftohtë teksa temperaturat ranë shumë poshtë normales.

Nju Jorku ka numrin më të madh të viktimave nga i ftohti deri në tani, 27 , ndërsa zona përballet me motin më të keq në 45 vitet e fundit. / Zëri i Amerikës /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *