Gjatë ditës së hënë, në Shqipëri do të nis dhënja e vaksinës kundër Covid-19.
Vaksinimi do të fillojë më shpejt se çfarë ishte parashikuar, teksa të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se lufta ndaj virusit ka hyrë në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë.
Në fillim të janarit, Rama pati thënë se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer, transmeton Top Channel.