Deputetët e Listës Serbe që u tentua të pengohen të ulen në vendet e tyre në Kuvend, janë nënshkruar.

Kështu raporton gazetari i T7, Çlirimtar Morina, që aktualisht ndodhet në Kuvend.
Ai tha se deputetët e Srpskas kanë shfrytëzuar kohën e pauzës për t’u nënshkruar.Kështu atyre iu vazhdon mandati.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ndërprerë seancën e sotme pasi deputetët e Listës Serbe erdhën në seancë pas gjashtë muajsh mungesë që të mos iu humbasë mandati.
Konjufca iu drejtua atyre duke iu thënë se është e patolerueshme kjo sjellje.
Ai shtoi se deputetët e Listës Serbe vijnë një herë në muaj në Kuvend që t’i keqpërdorin paratë e taksapaguesve dhe shkojnë i rrijnë “gatitu” Radojçiqit.

“Iu drejtohem deputetëve të Listës Serbe të cilët vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë, është me të vërtetë e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës këso sjellje.
Një herë në gjashtë muaj vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës vec për me i keqpërdor paratë e taksapaguesve, në anën tjetër luftoni Republikën e Kosovës me cdo mjet që keni, shkoni dhe i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radojçiqit, dhe vini këtu, keni guxim me ardhë në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehehet kjo seancë dhe kërkoj me liru kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ai. (gazetaexpress.com)